Trajnime Profesionale Durres

Nr i licenses: LN-4712-09-2022

9 konceptet e kursit Digital Marketing

Kurs Digital Marketing

Tabela e Përmbajtjës

  • 3:8 min

  • 0 comments
  • 03 Jan 2025
  • impact

Kurs Digital Marketing

Kursi Digital Marketing SEO & Social Media po rritet në popularitet gjithnjë e më shumë. Është e rëndësishme të trajnohemi nga ekspertë të fushës së marketingut të cilët kanë eksperiencë dhe rezultate të dukshme në kanalet e marketingut. Qendra jonë, Impact Education ofron kursin Digital Marketing me lektor Said Duleviç. Saidi përveç se një influencer me mijëra ndjekës në rrjete sociale është dhe ekspert në fushën e teknologjisë. Ai ka disa dalje në media televizive duke dhënë opinione dhe këshilla mbi këtë fushë.

Për t’u bërë një digital marketer i aftë ju duhet me patjetër një trajnim i plotësuar me të gjitha konceptet e nevojshme të marketingut digital.

Le të shpjegojmë 9 konceptet e kursit Digital Marketing:

  1. Së pari duhet të njohim të gjitha kanalet e marketingut dixhital. Duke i dhënë secilit rëndësinë e duhur, pasi është burim për tërheqjen e klientëve potencialë.
  2. Duhet të njohim SEO-n që ka të bëjë me optimizimin e motorrëve të kërkimit. Aplikimi i SEO-s në website ndihmon në rankimin sa më lart të websites së biznesit. Prandaj një biznes i cili ka website nuk mund të punësojë një Digital Marketer pa pasur aftësi të mira në SEO.
  3. E-mail marketing është një kanal marketingu i cili shpesh herë neglizhohet, por që ka rëndesinë e tij. Ky kanal ka kosto të ulët dhe është shumë efektiv për fushata promocionale drejt një grupi të madh klientësh.
  4. Google Ads ka të bëjë me krijimin e fushatave në google për bizneset të cilët kanë website. Kjo mundëson tërheqjen e klienteve nga e gjithë bota me një kosto më të ulët sesa në rrjete sociale.
  5. Një Social Media Manager duhet të dijë me patjetër si të përdorë programet Capcut, Canva dhe skedulimin e postimeve. Këto mësohen në kursin Digital Marketing.
  6. Meta Ads mëson të reklamosh siç duhet në Facebook & Instagram. Promovimi nuk përkon vetëm me butonin boost por edhe me detaje rreth targetimit apo interesave që mund të kenë klientet potenciale
  7. Youtube juaj ka nevoje për SEO dhe shumica nuk i kushton rëndësi, por është e rëndësishme pasi i nxjerr videot tuaja të parat në search.
  8. Si të krijojmë Strategji & Plane Marketingu për një Biznes. Kjo duhet bërë nga një digital marketer i cili ka aftësitë e duhura në këtë fushë. Përmes strategjive të duhura arrihen rezultate të shkëlqyera.
  9. Si të punosh online në Fiverr, Indeed, Contra, Upwork. Është një temë e rëndësishme e cila i intereson përsonalisht një digital marketeri pasi mund të marrë klientë nga këto platforma. Kështu mund të krijojë të ardhura të konsiderueshme duke pasur parasysh nivelin profesional të tyre.

Si përfundim:

Një kurs digital marketing duhet me patjetër ti përfshijë këto tema dhe koncepte në kurrikulën e tij në mënyrë që të jemi të kompletuar. Nëse jeni gati për të zhvilluar kursin e digital marketingut ne ju sugjerojmë të shikoni kurrikulën tonë. Kursi zgjat 20 orë dhe zhvillohet dy herë në javë nga 1.5 orë dhe zgjat diku të dy muaj. Ndiqet fizikisht në qendrën tonë në Durrës ose online me zoom. Ne ju japim akses të përhershëm në platformën tonë për të parë në cdo moment videot e kursit dhe pas përfundimit të tij. Gjithashtu ju ofrojmë asistencë nga profesor Saidi në momentin që do hasni vështirësi në ndonjë projekt tuajin. Uroj të bëni zgjedhjen e duhur!

Share this post:

Post tags

Ju lutem plotësone formën për aplikim

Plotëso formën për të aplikuar si lektor/e