Kurse Profesionale Kompjuteri Baze
Kurse Profesionale Kompjuteri Baze dhe Teknologjia përparon çdo ditë e më shumë, për këtë arsye kërkohet dhe një produktivitet më i lartë në punë. Sot kompjuteri zë një vend shumë të rëndësishëm në jetën e përditshme. Ai përdoret gjerësisht nga të gjitha moshat, lehtëson punën me shpejtësinë, saktësinë e të dhënave që arrijmë të sigurojmë me përdorimin e tij.
OFFICE SKILLS (Typing, Windows, Word, Excel & Outlook)
Mësoni si të shkruani me tastierën e kompjuterit dhe si të përdorni Windows XP bashkë me tre zbatime të tjera në MicrosoftOffice. Studentët do të mësojnë për desktop-in e Windows XP, si të përdorin menunë start, të krijojnë shortcut-e (ikona programesh në kompjuter), të hapin programe dhe të rregullojnë dritaret e programeve për t’ua përshtatur nevojave dhe shijeve të tyre. Kursi përfshin të gjitha tiparet themelore tëMicrosoft Word-it, Excel-it dhe Outlook-ut dhe, në fund të kursit, studentët do të jenë në gjendje të krijojnë dhe redaktojnë letrën e tyre të parë në mënyrë që të duket profesionale, të punojnë me tabela dhe formula në Excel, si dhe të dërgojnë e marrin e-mail në Outlook.
MICROSOFT WORD
Ky program u lejon kursantëve të demonstrojnë aftësitë e tyre në përdorimin e programeve të shkrimit të dokumenteve me bazë tekstin duke bërë të mundur kështu përmbushjen e çdo detyre që lidhet me krijimin, formatimin, modifikimin dhe ruajtjen e dokumenteve.
MICROSOFT EXCEL
Ky program u kërkon kursantëve të paraqesin aftësitë e tyre në përdorimin e fletëve llogaritëse (spreadsheets) duke prodhuar tabela dhe grafikë të saktë dhe profesional.
MICROSOFT ACCESS
Në këtë program kursantëve u duhet të demonstrojnë kuptimin e tyre në përdorimin e bazave të të dhënave.
MICROSOFT POWERPOINT
Ky program i lejon kursantët të demonstrojnë kompetencë në përdorimin e aplikimeve për prezantime.
Kurse Profesionale Kompjuteri Baze