Fraud Blocker

Trajnime Profesionale Durres

Nr i licenses: LN-4712-09-2022

EVENTI IMPACT YOUR FUTURE 5 NENTOR 2022

EVENTI “IMPACT YOUR FUTURE”

Tabela e Përmbajtjës

  • 0 comments

EVENTI IMPACT YOUR FUTURE 5 NENTOR 2022

Me datë 5 nëntor 2022 në qendrën Kristal, Tiranë, u zhvillua “EVENTI IMPACT YOUR FUTURE “,një event me tematika në lidhje me marketingun dixhital organizuar nga Impact Education.

Eventi u zhvillua nga 3 mentorët jo pak të njohur për botën e marketingut dixhital.

Said Duleviç: CEO Impact Education , lektor.

Egla Shkurta: Trajnere e rrjeteve sociale ,motivuese.

Suela Gjati :Trajnere e bizneseve Brandi, shitjet.

Ky event ishte një mundësi e shkëlqyer për të eksploruar kurset dhe trajnimet që ofrohen nga Impact Education, të cilat ndihmojnë individët të përgatiten për mundësi të reja karriere. Pjesëmarrësit patën mundësinë të njiheshin me ekspertë të industrisë dhe të merrnin informacione të vlefshme për zhvillimin profesional.

Trajnimi u zhvillua për plot 4 orë me mbi 150 pjesëmarrës individë & biznese, u trajtuan tema mbi marketingun dixhital shitjet dhe fuqia e social media. 

4 fazat që kalon një brand i ri në marketingun online

Hapja e eventit u realizua nga të tre mentorët dhe më pas programi i eventit vijoi si më poshtë:

-Si të përcaktojmë klientin ideal? Pse është i rëndësishëm ky proçes?

-Qasja që duhet të ketë një brand ndaj klientelës së synuar.

-Marketingu alternativ ( influencer affiliate & marketing).

-Instagram , facebook dhe tik tok ,platformat më të rëndësishme në marketing  në 2022.

Çfarë është copyriting dhe rëndësia e tij në shitje?

-Rëndësia e SEO fjalëve kyce dhe si të arrish #1 në google search.

-Google Ads (fito klientë të rinj  me pak para).

-Sekretet e email marketing, ofertës dhe rëndësia e digital marketing .

Pse ishte ky event i rëndësishëm?

  1. Mundësi për të Ndërtuar Karrierën: “Impact Your Future” ofroi mundësi të shkëlqyera për pjesëmarrësit që të mësojnë më shumë rreth mundësive të karrierës dhe trendeve të reja në teknologji, marketing dixhital, dhe fusha të tjera të avancuara.

    Networking: Ky event ishte një mundësi e shkëlqyer për t’u lidhur me profesionistë dhe mentorë që mund të udhëzojnë pjesëmarrësit në rrugëtimin e tyre profesional.

    Kurset dhe Trajnimet e Ofruara nga Impact Education: Ky event shërbeu si një prezantim për trajnimet dhe kurset që Impact Education ofron, duke mundësuar që pjesëmarrësit të regjistroheshin për programe që do t’i ndihmojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të përgatiten për mundësi të shkëlqyera punësimi.

    Ky event ishte një mundësi e shkëlqyer për të eksploruar mundësitë e reja dhe për të marrë njohuri të vlefshme nga ekspertët e industrisë, duke u bërë një hap i rëndësishëm për të formuar të ardhmen e karrierës profesionale.

 

Pjesëmarrësit përfituan dhurata dhe benefite të tjera.

Finalizimi i arrirë i një projekti që do i hapë dyert drejt suksesit të gjithë pjesëmarrësve dhe të ftuarve të cilët e bënë mbrëmjen akoma dhe më të bukur, vecantia e të cilit dukej dhe në pushimin e realizuar duke komunikuar me njëri-tjetrin për të realizuar projekte bashkarisht.

Eksperienca disavjecare e 3 mentorëve u shpalos në mënyrën më të mirë në këtë event duke shpjeguar sekretet e marketingut dixhital në ditët e sotme dhe pikat kyçe ku secili biznes duhet të bazohet.

EVENTI IMPACT YOUR FUTURE 5 NENTOR 2022u regjistrua dhe cdokush mund ta blejë në linkun: https://www.saiddulevic.com/kurse/eventi-5-nentor-2022-i-regjistruar.html

Falenderojmë të gjithë partnerët tanë:

  1. Edi Caffe
  2. Nowa
  3. Extra Real Estate
  4. Itech Academy
  5. Gent’s Salon
  6. Studio7 Albania
  7. Light Sound Al
  8. Blue Filters Albania

 

EVENTI IMPACT YOUR FUTURE 5 NENTOR 2022

Share this post:

Post tags

Ju lutem plotësoni formën për aplikim

Google reCaptcha: Invalid site key.

Plotëso formën për të aplikuar si lektor/e