Fraud Blocker

EVENTI IMPACT YOUR FUTURE

EVENTI “IMPACT YOUR FUTURE”

EVENTI IMPACT YOUR FUTURE

Me datë 5 nëntor 2022 në qendrën Kristal, Tiranë, u zhvillua një event me tematika në lidhje me marketingun dixhital organizuar nga Impact Education.

Eventi u zhvillua nga 3 mentorët jo pak të njohur për botën e marketingut dixhital.

Said Duleviç: CEO Impact Education , lektor.

Egla Shkurta: Trajnere e rrjeteve sociale ,motivuese.

Suela Gjati :Trajnere e bizneseve Brandi, shitjet.

 

Trajnimi u zhvillua për plot 4 orë me mbi 150 pjesëmarrës individë & biznese, u trajtuan tema mbi marketingun dixhital shitjet dhe fuqia e social media. Hapja e eventit u realizua nga të tre mentorët dhe më pas programi i eventit vijoi si më poshtë:

4 fazat që kalon një brand i ri në marketingun online.

-Si të përcaktojmë klientin ideal? Pse është i rëndësishëm ky proçes?

-Qasja që duhet të ketë një brand ndaj klientelës së synuar.

-Marketingu alternativ ( influencer affiliate & marketing).

-Instagram , facebook dhe tik tok ,platformat më të rëndësishme në marketing  në 2022.

Çfarë është copyriting dhe rëndësia e tij në shitje?

-Rëndësia e SEO fjalëve kyce dhe si të arrish #1 në google search.

-Google Ads (fito klientë të rinj  me pak para).

-Sekretet e email marketing, ofertës dhe rëndësia e digital marketing .

 

Pjesëmarrësit përfituan dhurata dhe benefite të tjera.

Finalizimi i arrirë i një projekti që do i hapë dyert drejt suksesit të gjithë pjesëmarrësve dhe të ftuarve të cilët e bënë mbrëmjen akoma dhe më të bukur, vecantia e të cilit dukej dhe në pushimin e realizuar duke komunikuar me njëri-tjetrin për të realizuar projekte bashkarisht.

Eksperienca disavjecare e 3 mentorëve u shpalos në mënyrën më të mirë në këtë event duke shpjeguar sekretet e marketingut dixhital në ditët e sotme dhe pikat kyçe ku secili biznes duhet të bazohet.

EVENTI IMPACT YOUR FUTURE u regjistrua dhe cdokush mund ta blejë në linkun: https://www.saiddulevic.com/kurse/eventi-5-nentor-2022-i-regjistruar.html

Falenderojmë të gjithë partnerët tanë:

Edi Caffe

Nowa

Extra Real Estate

Itech Academy

Gent’s Salon

Studio7 Albania

Light Sound Al

Blue Filters Albania

 

×
sqAlbanian