Hyrja në tregun e punës, përveç që është sfidë dhe përgjegjësi, konsiderohet edhe privilegj e dëshirë për t’u kyçur në një profesion të caktuar. Përpos arsimimit cilësor dhe përgatitjes se nevojshme profesionale, edhe njohja e gjuhëve të huaja ka një rëndësi të posaçme në sistemimin e një kandidati në një vend të caktuar të punës. Njohja e gjuhëve të huaja, e sidomos e gjuhëve më të rralla, mund të cilësohet si përparësi. Shumica e punëdhënësve janë të interesuar të punësojnë kandidatë që përveç se kanë një bagazh të pasur profesional.
Gjuha është burimi ynë primar i komunikimit. Ajo është një metodë përmes së cilës ne ndajmë idetë dhe mendimet tona me të tjerët.
Në këtë botë janë mijëra gjuhë. Shtetet kanë gjuhët e tyre nacionale përveç laramanisë së gjuhëve lokale që fliten dhe kuptohen nga njerëzit e tyre në regjione të ndryshme.
Përse duhet të mësohet gjuha angleze?
Pa gjuhën e fuqishme angleze, lidhja e kombeve anekënd botës do të ishte disi e pamundur.Komunikimi është jetik në çdo fushë. Anglishtja është gjuhë e pranuar globalisht dhe e ditur nga të gjithë.Rreth 380 milion njerëz e konsiderojnë gjuhën angleze si gjuhë të pare, dy të tretat prej tyre e preferojnë atë si gjuhë të dytë. Parashikime të ndryshme zbulojnë se deri në vitin 2050. Gjysma e popullatës së botës do të jetë e aftësuar për gjuhën angleze. Andaj është e rëndësishme se sa e fuqishme është gjuha për t’i bashkuar popujt. E lartë apo e ulët, kjo është një gjuhë e pranuar universalisht.
Gjuha angleze qëndron jashtë çdo gjuhe tjetër nëse merrni parasysh popullin si tërësi. Njerëzit e dine rëndësinë e saj dhe kjo është arsyeja se pse kjo gjuhë mësohet si gjuhë bazike në çdo shtet. Duke folur ndërkombëtarisht, do të ishte vërtet vështirë të përparosh në këtë botë, pa e ditur anglishten. Gjuha angleze është më e mira për ta bërë këtë më të lehtë.Gjuha ka ndikim të madh në ndarjen e traditave të ndryshme dhe kulturave të popujve të ndryshëm, për përforcimin e njohurive për njohjen më të mire të njëri-tjetrit Gjuha angleze fuqizon shumë bashkimin e popujve nga e gjithë bota.
Interneti gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në promovimin e gjuhës angleze si gjuhë standarde e kuptuar nga të gjithë. Anglishtja është gjithashtu esenciale për kontrollet e trafikut ajror dhe ekuipazhet e fluturimit. Prekja e kësaj gjuhe të fuqishme është shumë evidente në çdo fushë studimi. Madje edhe në shkencë e hulumtime, gjuha angleze është esenciale.
Me kuptimin e mirë dhe komunikimin në anglisht, ju mund të udhëtoni rreth globit. Duke qenë se është gjuhë ndërkombëtare, është lehtë të gjesh asistencën dhe ndihmën në çdo pjesë të botës. Mund ta testoni gjatë udhëtimit online. Çdo faqe për rezervim të udhëtimit që mund ta gjeni do të ketë anglishten si opsion për rezervim.
Pse duhet të mesoni gjermanisht?
Është gjuha më e folur në kontinentin e Evropës, me 105 milion folës vendas dhe 80 milion të tjerë që e përdorin si gjuhë të dytë. Përveç që është gjuhë amtare e Gjermanisë, është gjithashtu gjuhë zyrtare në Austri, Zvicër dhe Lihtenshtajn.
Gjuha gjermane hyn në mesin e gjuhëve më të folura në të gjithë globin dhe është edhe ndër gjuhët më të folura në Evropë. Gjermanishtja mund t’i lidhë individët me më shumë se 100 milionë folës në mbarë botën. Njihet po ashtu edhe si gjuhë kryesore e biznesit dhe si gjuha e tretë e punës që përdoret në Bashkimin Evropian.
Gjuhës gjermane, çdo vit e më shumë po i shtohet vlera edhe në tregun e punës . Janë të shumta kërkesat për të mësuar gjuhën e gjermane sepse edhe mundësitë e punësimit për njerëzit që e njohin këtë gjuhë po rriten gjithnjë e më shumë.
Pse duhet të mësoni italisht?
Gjuha italiane flitet nga 13 % e popullsisë së Bashkimit Evropian në vënd të tretë pas anglishtes dhe gjermanishtes. 3 % e flet si gjuhë të dytë.
Gjuha italiane po përhapet gjithnjë e më shumë në Shqipëri.Ajo gjen shtrirje në një hapsirë të madhe drejt Call Center,Fasonerive etj. Call Center janë një mundësi e mire për të punuar nga kushdo që njeh gjuhën italiane. Pjesa më e madhe e të rinjve në ditët e sotme në Shqipëri janë të punësuar ne Call Center.