Kurs graphic design
Në një botë ku imazhi flet më fort se fjalët, grafik dizajni është një art. Ai formëson mënyrën si e perceptojmë botën përreth nesh. Në Qendrën Tonë të Trajnimeve Profesionale, ne ndihmojmë profesionistët dhe entuziastët të zhvillojnë aftësi të avancuara në grafik dizajn. Ky kurs gjithashtu ofron mundësi për zhvillim karriere në një industri me kërkesë të madhe dhe gjithnjë në rritje. Pas përfundimit të kursit, do të keni aftësitë dhe njohuritë për t’u bërë një profesionist i vërtetë në dizajnin grafik, duke hapur kështu rrugën për mundësi të shumta në një fushë shumë konkurruese.
Pse Të Zgjidhni Kursin Tonë të Grafik Dizajnit?
Kurrikula e Përshtatur dhe e Kompletuar
Kursi ynë ofron një kurrikulë të detajuar për grafik dizajn. Mësoni nga konceptet themelore deri te teknikat më të avancuara. Përdorni mjete moderne si Adobe Photoshop, Illustrator, InDesign si dhe video editim.
Lektorë me eksperiencë
Trajnimet Graphic Design zhvillohen nga MSc Said Duleviç një profesionist i njohur në fushën e teknologjisë dhe dizajnit. Do të mësoni të zhvilloni aftësi praktike dhe të aplikoni teknika inovative.
Mundësi Praktike
Kursi ofron mundësi për praktikë të drejtpërdrejtë pasi çdo seancë është në praktikë. Punoni në projekte reale dhe krijoni një portofol personal. Zhvilloni aftësi që do t’ju ndihmojnë të dalloheni në tregun e punës.
Mbështetje dhe Konsulencë
Ne ofrojmë mbështetje të vazhdueshme për studentët tanë përmes grupit në whatsapp. Do të merrni këshilla për zhvillimin e karrierës. Gjithashtu, do të keni mundësi për feedback të drejtpërdrejtë nga ekspertët tanë.
Certifikatë Ndërkombëtare
Pas përfundimit të kursit, do të merrni një certifikatë profesionale. Kjo do të dëshmojë aftësitë tuaja në grafik dizajn. Certifikata do t’ju ndihmojë të hapni dyer të reja në karrierën tuaj.
Perfundimi
Kurs Graphic Design ky kurs ofron një mundësi të shkëlqyer për ata që dëshirojnë të zhvillojnë aftësi krijuese dhe teknike në një fushë me kërkesë të madhe në treg. Ky kurs “Graphic design” përfshin një përmbledhje të gjerë të koncepteve bazë dhe avancuara të dizajnit grafik, duke përfshirë përdorimin e software-ve të njohura si Adobe Photoshop dhe Illustrator. Pjesëmarrësit do të mësojnë teknika dizajni për krijimin e logove, broshurave, reklamave, faqeve të internetit dhe materialeve të tjera vizuale që janë thelbësore për marketing dhe branding. Përmes këtij kursi, do të zhvilloni aftësi të fuqishme në krijimin e dizajnëve që janë jo vetëm vizualisht tërheqës, por gjithashtu efektivë në komunikimin e mesazheve të markave dhe produkteve. Gjithashtu, kursi ju ndihmon të mbështesni bizneset në rritjen e ndikimit të tyre në treg duke krijuar materiale vizuale që tërheqin vëmendjen e audiencës. Ky kurs gjithashtu ofron mundësi për zhvillim karriere në një industri që ka nje kërkesë shume të madhe dhe është gjithnjë në rritje.
Na Kontaktoni!
Nëse keni ndonjë pyetje, na kontaktoni! Jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë në çdo hap të rrugës suaj. Zhvilloni karrierën tuaj në grafik dizajn me ne.
Trajnimet mund të ndiqen fizikisht në Durrës, L.1 Bulevardi Epidamn, ose dhe online kudo që ndodheni.

Illustrators tools arrangement still life