Loading...

Courses

Kurs Aktrimi (teater/ekran) & regji

aktrim
14
May, 2020
18,000Lek20,000Lek

Kurs Aktrimi dhe regji i i mëson studentëve pjesëmarrës: zhdërvjellësimin e artikulimit, qëndrimin skenik, qendrimin para kameres, public speech si dhe përdorimin e plastikës trupore si mjet i rëndësishëm i shprehjes për aktorin, nxit imagjinatën, intuitën dhe bashkëpunimin në grup.

Në shkollat respektive, fëmijët mësojnë të shkruajnë dhe të lexojnë në një mënyrë të rregullt, pasi këto janë disa nga lëndët themeltare në shkollë. Ama, askush nuk i mëson se si të komunikojnë në mënyrë korrekte me njëri tjetrin, me familjen apo me autoritetet.

Të dish si të bashkëbisedosh, si të tregosh qartë një mendim, si të shprehesh saktë është një aftësi që fitohet dhe një klasë aktrimi ua krijon këtë mundësi. Kjo aftësi është aq e nevojshme në çdo hap të jetës.

Vetëbesim

Nga teknika të ndryshme në formë loje në klasën e aktrimit, fëmijët mësojnë të mos kenë frikë të shprehen dhe kjo u jep më vetëbesim. Gjithashtu dalja në skenë, i ndihmon dhe ata më të turpshmit të çlirohen dhe të jenë më vetvetja në publik.

Aftësim Social

Studimet kanë treguar që fëmijët e turpshëm arrijnë të interpretojnë shumë mirë në një organizim social të strukturuar, ku ata kanë një detyrë të paracaktuar. Duke patur një rol specifik në një organizim teatror fëmijët arrijnë të zhvillojnë më shumë aftësi sociale.

Shokë dhe shoqe të reja

Të gjitha klasat e aktrimit janë klasa kolektive, ku fëmijët punojnë në grup. Ata njohin shokë dhe shoqe të reja që mbase në një ambient tjetër nuk do të kishin shoqëri, por një organizim i këtillë kaq special, thyen shumë barriera dhe i jep dritë lidhjeve shoqërore të reja.

Puna në grup

Nëse nëpër shkolla, fëmijët ankohen për sa herë kanë punë në grup, ku më të zellshmit përfundojnë së bëri të gjitha detyrat, në klasën e aktrimit puna në grup është thelbësore.

Dhe ajo konsiston në qasjen me aftësi si: bashkëveprimi, dëgjimi i njëri tjetrit, respekti për rradhën, etj.

Kundra Bullizmit

Nëse në një jetë shkollore, idetë kreative të dikujt mund të merren si bazë për një lojë tallëse mes shokësh/shoqesh, në klasat e artit/aktrimit kreativiteti dhe shprehja individuale e gjithësecilit janë shumë të vlerësuara.

Krijmtaria

Fëmijët që ndjekin klasat e teatrit, jo vetëm që mësojnë të interpretojnë skeçe dhe pjesë, por atyre u kërkohet gjithashtu të krijojnë skeçe të vogla, të cilat janë një filiz plot vlerë për të ardhmen e tyre.

Dhe sigurisht: Argëtim

Klasat e aktrimit janë aq argëtuese, sa është e vështirë (ju betohem) që të dalin në orarin e mbylljes nga salla e provave. I gjen ende duke diskutuar dhe duke hulumtuar, duke qeshur dhe duke u hedhur – ndërkohë që sheh që kanë kaluar dhe 15 minuta të tjera, por askush nuk e ka vënë re. Askush – flas për pedagogët dhe fëmijët, pasi prindërit zakonisht kanë 15 minuta që presin tek dera 🙂

Kurs Aktrimi dhe regji eshte kursi qe ju duhet per femijen tuaj, ju mirepresim!

Permbajtja trajnimit

Kohëzgjatja: 20 orë

Ushtrime Aktrimi  0/0

No items in this section

Fjala Artistike  0/0

No items in this section

Improvizime  0/0

No items in this section

Plastikën   0/0

No items in this section

Artikulimin  0/0

No items in this section

Aktivizime ne projekte te ndryshme  0/0

No items in this section

Lektori

Eduart Hoxha

Eduart Hoxha

Lektor Arktimi / Regjizure

Ka mbaruar studimet ne MSC Shkenca Kompjuterike te Aplikuar Universiteti Aleksander Moisiu Durres (UAMD), Bachelor (UAMD). Ka marre shume certifikata neper kompeticione te ndryshme si: 1. Student Workshop Universiteti Aleksande Moisiu Durres (2018) 2. Student Workshop Universiteti Aleksande Moisiu Durres (2017) 3. Inovation club Protic 2017 4. Galactic Problem-Solver (NASA) (29-30 prill, 2017) 5. Sipermarresi I se nesermes TBU (22 Prill 2014) 6. Certifikate Maturanti Me I Mire I Vitit 2014 Ka nje experience te gjate ne fushen e artit, qe prej nentorit te vitit 2009 e ne vazhdim, kryesisht ne fushen e aktrimit dhe krijimtarise skenike apo kinematografike, scenarist.

Vleresimet

0.0

0 vlerësime

5 yje
0%
4 yje
0%
3 yje
0%
2 yje
0%
1 yje
0%
Scroll Up