Trajnim Kriptografi

Trajnim per kriptografi është shifrimi i një informacioni të koduar, në mënyrë të tillë që ky informacion të jetë i pakuptueshëm për ndërhyrës të jashtëm. Ky kurs fillon me origjinën e Kriptografisë si një shkencë shumë e vjetër, evolimin, implementimin dhe përdorimin e saj në kompjuterat dixhital. Paralelisht me zhvillimin e Kriptografisë është Kriptoanaliza, e cila studion algoritmat për deshifrimin e informacionit të shifruar, pra ekziston një lidhje e ngushtë midis Kriptografisë dhe Kriptoanalizës, të cilat trajtohen në këtë kurs.
Kriptografia është një shkencë e bazuar në disiplina Matematikore, të tilla janë Algjebra, Teoria e Numrave, Teoria e Informacionit, Kombinatorika, Teoria e Kompleksitetit dhe Teoria e Kodimin, të domosdoshme për zhvillimin e Kriptografisë. Për këtë arsye ky kurs trajton vetëm minimumin e këtyre disiplinave, në ato raste ku është e nevojshme përdorimi i tyre.
Trajnim per kriptografi ndahet në 8 kapituj.
- Në kapitullin e parë trajtohet një Hyrje në Teorinë e Kodimit, kodet blok, instant, Huffman, gabimndreqëse dhe kodet lineare binare.
- Në kapitullin e dytë trajtohen konceptet bazë të Kriptografisë, historiku, problematikat, procedurat, algoritmat dhe zbatimet e saj.
- Kapitulli i tretë trajton Kriptosistemet me çelësa privat, algoritmat kryesor.
- Në kapitullin e katërt trajtohen thyerja e një kriptosistemi, problemi i shkëmbimit të çelësave, sulmet statistikore ndaj tij.
- Në kapitullin e pestë trajtohen kriptosistemet me çelësa publik, koncepte bazë, funksionet me një kalim, Hash funksionet, integriteti i të dhënave dhe autenticiteti i dërguesit.
- Në kapitullin e gjashtë analizohen fjalëkalimet, autentifikimi me përdorimin e kartave, MAC dhe Smart Cards.
- Kapitulli i shtatë trajton kriptosistemet RSA, ElGamal, Massey-Omura, kriptosisteme të tipit të çantës së shpinës.
- Në kapitullin e tetë paraqiten skemat e nënshkrimit të mesazhit, programet dëmtuese dhe protokollet kriptografike.
Permbajtja trajnimit
Hyrje në Teorinë e Kodimit
Konceptet bazë të Kriptografisë
Kriptosistemet me çelësa privat, algoritmat kryesor.
Thyerja e një kriptosistemi
Hash funksionet
Autentifikimi me përdorimin e kartave, MAC dhe Smart Cards.
Kriptosistemet RSA, ElGamal, Massey-Omura, kriptosisteme të tipit të çantës së shpinës
Protokollet kriptografike
Lektori

Eduart Hoxha
Ka mbaruar studimet ne MSC Shkenca Kompjuterike te Aplikuar Universiteti Aleksander Moisiu Durres (UAMD), Bachelor (UAMD). Ka marre shume certifikata neper kompeticione te ndryshme si: 1. Student Workshop Universiteti Aleksande Moisiu Durres (2018) 2. Student Workshop Universiteti Aleksande Moisiu Durres (2017) 3. Inovation club Protic 2017 4. Galactic Problem-Solver (NASA) (29-30 prill, 2017) 5. Sipermarresi I se nesermes TBU (22 Prill 2014) 6. Certifikate Maturanti Me I Mire I Vitit 2014 Ka nje experience te gjate ne fushen e artit, qe prej nentorit te vitit 2009 e ne vazhdim, kryesisht ne fushen e aktrimit dhe krijimtarise skenike apo kinematografike, scenarist.