Trajnime Profesionale Durres

Nr i licenses: LN-4712-09-2022

Trajnim praktik për montazh video me Premiere Pro

Kohëzgjatja e Trajnimit
20
Niveli i trajnimit
Fillestar-Mesatar
Studentë të regjistruar
5
Certifikatë
po

Abonohu për njoftimet më të reja

Marildo Fetahu
Lektor Video Editing
Review Stars
çmimi:
30000

ORA E PARË (Java 1)


1: Hapja e projektit. (Emërimi – lokacioni)
2: Prezantimi i paneleve dhe rëndësia (funksioni i tyre)
3: Importimi i materialeve (në 3 versione): komandë e shkurtër nga tastiera, me tërheqje dhe hap pas hapi
4: Formati i videos (Shpjegim përkatës se ku, kur dhe si mund t’i aplikojmë) Nga DCI 4K – 4096 x 2160 deri te SD 720 x 576

5: Komandat bazike dhe funksionet e tyre. (Vendosim formatin FullHD 1920 – 1080) Prerje, bashkim, lëvizje në timeline. (Shpjegim përkatës për komandat c, v, b, a, ctrl/a, ctrl/c+v, ctrl/z/ + dhe –)
Navigimi: Nga dubla në dubël – Me tastierë dhe maus.
Inspektim për detaje dhe defekte: Nga tastiera për çdo frame dhe me maus
Play/pause: Komand në Tastierë dhe maus
Bashkim i thjeshtë i videove duke aplikuar komandat njëra pas tjetrës

ORA 2 DHE 3 (Java 1)

Montimi i videove për reklama në rrjete sociale (ME 2 SEKUENCA)
1: Përshtatja e sekuencës që në fillim duke ngarkuar vetëm një video (FullHD) 1920-1080
2: Hapja manuale e një sekuence të re 1080-1920 (për Insta Reels, TikTok e të tjera)
3: Zbatimi i të gjitha komandave që mësuam orën e parë
4: Ngjyrim i lehtë i brutove
5: Efekte të lehta për të krijuar një spot 15 sekondash horizontalisht dhe vertikalisht (në 16:9 dhe 9:16)
6: Titrat (manualisht, pa paleta të gatshme nga Premier duke prekur të gjithë gamën që mund të aplikojmë mbi to)
7: Përshtatja e videos me një ose më shumë audio (efekte speciale për të imituar tinguj)

ORA 4-5 (Java 2)
Montim i të njëjtit material pa instruksione. Vetëm me suport dhe mbikëqyrje. (Për përsëritje dhe siguri që ora 2-3 është memorizuar së bashku me komandat)

ORA 6-7 (Java 2)
Evente të ndryshme (Ditëlindje, koncerte, fejesa, dasma)

1: Klip hyrës para eventit
2: Ekzekutim duke përdorur katet
3: Efekte të lehta mes ndarjeve
4: Korrigjim i lehtë ngjyrash (sipas nevojës)
5: Përshtatja e muzikës
6: Stabilizimi i videos

ORA 8-9 (Java 3)
Montim i të njëjtit material pa instruksione. Vetëm me suport dhe mbikëqyrje. (Për përsëritje dhe siguri që ora 6-7 është memorizuar)

ORA 10-11 (Java 3)
Montim televiziv (i ndarë në 2 pjesë)
Ora 10: Programe televizive (Playback)
1: Logjika – (Sigla hyrëse)
2: Përshtatja e TimeLine
3: Korrigjimi i ngjyrave nëse është e nevojshme
4: Sinkronizim i videove
5: Bllokimi i dublave në një trup dhe multikamera
6: Vendosja e reklamave në vendin e tyre
7: Vendosja e logos statike në ekran

ORA 11 (Java 3)
LAJMET
1: Hyrja logjike – sigla
2: Përgatitja e rrjedhës sipas kronikës (ndarjet logjike)
3: Përzgjedhja dhe zbatimi i planeve
4: Vendosja e strishave (Titujt për çdo lajm)
5: Vendosja e reklamave POP-UP

ORA 12-13 (Java 4)
Montim i të njëjtit material pa instruksione. Vetëm me suport dhe mbikëqyrje. (Për përsëritje dhe siguri që ora 10-11 është memorizuar)

ORA 14-15 (Java 4)
Ora 14: Dokumentar
1: Narracioni dhe logjika
2: Denoise (pastrim i lehtë i zërit)
3: Përshtatje me një vijë melodike duke balancuar nivelet
4: Përshtatje logjike e planeve me audion

Ora 15: Klip muzikor
1: Sinkronizimi i audios dhe videos
2: Sinkronizimi i të gjitha dublave
3: Strategjia dhe logjika se si mund të punojmë me +3 kate
4: Efekte dhe ngjyrosje e lehtë

ORA 16 (Java 5)
Montim i të njëjtit material pa instruksione. Vetëm me suport dhe mbikëqyrje. (Për përsëritje dhe siguri që ora 14-15 është memorizuar)

ORA 17 (Java 5)
Montim i shkurtër i një filmi në stil të lirë (si shembull)
1: Montazh bazik
2: Përshtatje e planeve
3: Përshtatje e vijës melodike
4: Korrigjim
5: Eksport

Marildo Fetahu
Lektor Video Editing

Ky kurs zgjat 1-2 muaj.

Nuk është problem pasi qendra është e pajisur me të gjitha kushtet për ju. Nëse dëshironi mund të merrni dhe tuajin!

Patjetër, mbi 50% e kursantëve tanë na kanë ndjekur online me MEET

Ju lutem plotësoni formën për aplikim

Google reCaptcha: Invalid site key.

Plotëso formën për të aplikuar si lektor/e