Përjetoni verën më të bukur në Impact Education
Shkolla ka pak që ka mbaruar dhe tashmë ju shihni se si fëmijët vijnë rrotull nëpër shtëpi gjithë përtesë! Pas entuziazmit të ditëve të para të pushimeve verore, ju do të përballeni me sfida të vërteta prindërimi! Nëse mendoni se më në fund shpëtuat nga ndjekja e detyrave dhe mësimet. Gaboheni! Vera sjell sfida të reja, veçanërisht në përiudhën e kohëve moderne dhe teknologjisë!
Të gjithë fëmijët e duan verën! Lista e arsyeve mund të jetë e gjatë por ato më kryesoret janë se :kanë shumë kohë të lirë në dispozicion mund të luajnë për një kohë të gjatë me lojëra elektronike ose smartphone.Të paktën këto janë pritshmërit e fëmijëve tuaj për verën, në rastin kur pushimet në plazh janë të reduktuara ose akoma më rëndë, kur pushimet për disa ditë në plazh, këtë verë do të mungojnë për shumë arsye të rriturish!
Angazhimi i femijeve sot
Prandaj duket se situata të tipit : u mërzita, po tani çfarë të bëj, hiqe telefonin nga dora etj, bëhen gjithmonë e më të përsëritura për fëmijët gjatë pushimeve të gjata të verës. Është koha ideale ku prindërit duhet të përpiqen të shpalosin gjithë kreativitetin duke vënë në përdorim edhe buxhetin e kufizuar, sipas mundësive financiare. Sekreti qëndron në organizimin e një plani javor me aktivitete që angazhojnë gjithë familjen. Le të qëndrojmë pozitiv dhe të fokusohemi tek mundësitë edhe kur ana financiare e familjes nuk është në nivelin e duhur për pushime në plazh!
Në shkollën veror të Impact Education, këtë verë, fëmijët do të mësojnë shumë gjëra. Do të mësojnë pjesën fizike të kompjuterëve, si dhe gjithçka në lidhje me funksionimin e internetit. Do të mësojnë sit ë prezantojnë detyra apo projekte, do të mësojnë gjithashtu gjuhë te huaja anglisht, italisht.Përkunder këtyre gjërave fëmijët do të krijojnë dhe të editojnë fotografi, audio apo video të tyre. Ky kurs do ju japë mundësi femijëve te angazhohen dhe te aftesojne njohurit apo te marrin njohuri qe nuk mund ti marrin nepermjet rrugeve te tjera.
Mesojini gjera te reja
Gjatë gjithë vitit shkollor fëmijët mësojnë gjëra të reja në shkollë. Mirëpo, ndonjëherë këto gjëra harrohen jo vetëm gjatë mësimeve të gjërave tjëra, por sidomos gjatë pushimeve nga shkolla. Të gjithë e dijmë që pushimi më i gjatë është ai veror. Për këtë arsye ka shumë shkolla verore të cilat si fokus e kanë vazhdimin e mësimit edhe në verë, por në forma më argëtuese.
Dërgimi i fëmijës në shkollë veror është shumë i dobishëm për të. Jo vetëm që kalojnë një kohë të paharrueshme, por marrin aftësi shoqërore, aftësi të edukimit por edhe kanë mundësi të mësosjnë gjëra të reja duke mos harruar ato që i kanë mësuar në të shkuarën. Mësimet e gjërave të reja apo edhe përsëritja e gjërave të vjetra, kur bëhet në forma argëtuese dhe me lojra të ndryshme, ngulitet më shumë e më mirë në trurin e fëmijëve.
Këto shkolla verore jo vetëm që janë të dobishme për fëmijët, por edhe për prindërit. Edhe pse të gjithë prindërit i duan fëmijët e tyre tej mase, ndonjëherë një kohë “pushimi” nga ata është me se i duhur. Duke ditur që shkollat verore si ai i Impact Education ka si qëllim primar argëtimin e fëmijës dhe sigurinë e tyre. Pastaj, pas kthimit të fëmijës, ndoshta edhe prindërit mund të mësojnë dicka të re nga më të dashurit e tyre!
Çdo copë inteligjencë e drejtuar ndaj fëmijës është investim në të ardhmen e tyre dhe në mirëqenjen e tyre. Kur një fëmijë është i ditur në moshat e hershme, ai fëmijë ka tendenca të arrijë pika më të larta në të ardhmen.
Në shkollën verore do të vijnë për vizitë persona të suksesshëm në sektorin e teknologjisë informative të cilët do të mbajnë nga një ligjeratë motivuese për fëmijët me qëllim që të ndajnë me ta rrugëtimin e tyre drejt suksesit.
Përjetoni verën më të bukur në Impact Education
Qendra jonë synon:
Së pari të plotësojë nevojat e nxënësve të shkollës për vendqëndrim, argëtim dhe aktivitete pas periudhës së shkollës deri në momentin e nisjes së pushimeve familjare.
Së dyti është një sistem i hapur për fëmijët e tjerë jashtë shkollës, të cilët gjejnë në kampus një organizim ndryshe nga çdo ambjent tjetër.
Grupmoshtat në këtë kurs variojnë nga 7 vjeç-15 vjeç, duke u ndarë në grupe, bashkëngjitur programet specifike për secilin.
Të gjithë prindërit do të dëshironin që gjatë verës fëmijët e tyre të kishin mundësi të frekuentonin plazhin për disa ditë rresht, por jo gjithmonë është e mundur! Kjo nuk duhet të hidhëroj askend por duhet të shndërrohet në një element që të ndez dëshirën për të bërë edhe të pamundurat të mundura. Prandaj hidhini një sy me vëmendje qyteteti dhe të gjitha mundësive që ju ofron.
Shikoni programin veror: Shkolla Verore