Rreth Nesh Impact Education
Qendër Trajnimesh Profesionale Durrës
Mbas shumë viteve eksperiencë në fushën e teknologjisë dhe mësimdhënies lindi dëshira për të hapur një shkollë profesionale në Durrës. Impact Education nisi të operojë në fushën e trajnimeve profesionale në fillim të vitit 2020. Të dhënat tregojnë se studentët janë të prirur më tepër të ndjekin një shkollë profesionale, përgatitore për profesionin e ardhshëm të tyre. Duke u bazur në këto të dhëna Impact Education nisi të hartojë programet që i vijnë në ndihmë nevojave të këtij target grupi. Pikënisja ishte gjetja e një vendi të përshtatshëm dhe me hapësira të mjaftueshme për një mësim komod. Njëkohësisht ofruam dhe kurse online sipas kërkesave të tregut.
Impact Education në kuadër të përzgjedhjes së lektorëve ka hartuar një rregullore e cila ndihmon në përzgjedhjen selektive të aplikantëve si lektorë në qendrën tonë. Mbi të gjitha prioritet kanë lektorët me eksperienca të mëparshme dhe arritje në karrierën e tyre. Të gjitha CV-të e lektorëve të përzgjedhur do jenë të pranishme në website, ku studentët mund të shikojnë kualifikimet dhe eksperiencat e lektorëve përkatës.
Ambienti i Impact Education ka në fuksion salla të kompletuara me të gjitha pajisjet teknologjike të nevojshme për të zhvilluar në mënyrë bashkëkohore të gjitha seancat e trajnimeve.
Impact Education ofron çertifikim pas çdo trajnimi. Çertifikata njihet nga Ministria e Arsimit brenda dhe jashtë vendit.
Daljet në media të Said Dulevic
Play Video
Play Video
Play Video
Play Video
Play Video
Play Video
Play Video
Play Video