Programim

Kurs Programimi me Inteligjencë Artificiale (AI Agent)

📍 Durrës, Shqipëri  ·  🎓 Certifikatë Zyrtare  ·  👥 Grup i Vogël

Mëso të ndërtosh faqe web profesionale nga zero duke përdorur Claude Code si agjent AI — pa pasur nevojë për eksperiencë paraprake në programim.

Msc. Said Dulevic
Lektori
Msc. Said Dulevic
CEO & Lektor
🎓 3,500+ studentë 📱 132K Instagram 🎵 170K TikTok 👥 100K Facebook ▶️ 13.3K YouTube 👁️ 5M+ shikime/muaj
Klientë institucionalë: Ministria e Financave  ·  Autoriteti Portual Durrës  ·  Bashkia Korçë
Kurs Programimi me Inteligjencë Artificiale (AI Agent)

Plani Mësimor i Kurs Programimi me Inteligjencë Artificiale (AI Agent)

🔥
E re në këtë kurs, me rëndësi të madhe: Editim Videosh me AI + Automatizim Instagrami me AI
1
Ora 1–2: HTML & CSS Bazë

Çfarë është HTML dhe CSS dhe si punojnë së bashku

  • Struktura e një faqeje web — tagjet kryesore: <html>, <head>, <body>, <div>, <p>, <a>, <img>
  • Stilizimi me CSS: ngjyra, fontet, hapësirat (margin/padding), layout bazë
  • Krijimi i seksionit Hero, menusë dhe footer-it
  • Responsive Design — si duket faqja në celular
  • Praktikë: Ndërtojmë një faqe të thjeshtë "About Me" nga zero

Qëllimi: Studenti të kuptojë strukturën bazë të çdo faqe web dhe të lexojë kodin pa frikë.

2
Ora 3–4: Hosting, Domain & cPanel

Si funksionon interneti: nga domain-i te serveri

  • Çfarë është hosting dhe domain — dallimi dhe si lidhen
  • Regjistrimi i domain-it (zgjedhja e emrit, .al vs .com vs .fr)
  • Hyrja në cPanel dhe menaxhimi i skedarëve me File Manager
  • Upload i faqes me drag & drop
  • Konfigurimi i SSL (HTTPS) falas
  • Krijimi i email-it zyrtar me domain tënd (p.sh. info@biznesiyt.al)
  • Praktikë: Hostojmë faqen e krijuar në orën 1–2

Qëllimi: Studenti të jetë i pavarur në menaxhimin e hosting-ut dhe publikimin e çdo projekti.

3
Ora 5–8: Krijimi i Projektit me Claude Code

Zemra e kursit — 4 orë intensive me AI Agent

  • Ora 5: Prezantimi i Claude Code — instalimi, konfigurimi, lidhja me projektin
  • Ora 6: Prompt Engineering për kod — si i shpjegojmë AI-t çfarë duam me saktësi
  • Shembuj: "Krijo një faqe biznesi për restorant me menu, galeri dhe formular kontakti"
  • Ora 7: Ndërtimi i projektit real — shtimi i seksioneve, imazheve, animacioneve, formularëve
  • Integrimi i Google Maps, WhatsApp Button, Contact Form
  • Ora 8: Detaje profesionale — favicon, loading speed, font custom, ngjyra branding
  • Shembuj projektesh reale: pako.al, eimpact.al, utileauto67.fr, albanian-dreams.al, gjuha.saiddulevic.com

Qëllimi: Studenti të dalë me projektin e tij real të gatshëm për publikim.

4
Ora 9: SEO, Sitemap, Robots.txt & Search Console

Si ta gjejë Google faqen tënde

  • Çfarë është SEO dhe pse është jetike për çdo biznes online
  • Meta Title, Meta Description, Focus Keyword — si shkruhen drejt
  • Sitemap.xml — gjenerimi automatik dhe dërgimi te Google
  • Robots.txt — çfarë lejon dhe çfarë bllokon
  • Regjistrimi i faqes në Google Search Console
  • Shtimi i SEO automatik me Claude Code (Schema Markup, Open Graph, Canonical)
  • Verifikimi i faqes dhe raportimi i gabimeve

Qëllimi: Faqja të indeksohet drejt nga Google brenda 48 orësh.

5
Ora 10: Debug & Updates — Rregullimi i Problemeve

Si të mbajmë faqen gjithmonë funksionale

  • Debugging me Claude Code — si i përshkruajmë problemet AI-t për zgjidhje të shpejta
  • Gabimet më të zakonshme: imazhe që nuk shfaqen, linke të thyera, layout i prishur në celular
  • Inspektimi i faqes me DevTools të browserit
  • Update-et e faqes — si shtojmë seksione të reja, ndryshojmë çmime, apo ndryshojmë tekstin
  • Backup i skedarëve — mbrojtja e projektit
  • Mirëmbajtja mujore — çeklistë praktike
  • Pyetje & Përgjigje — rubrika e hapur

Qëllimi: Studenti të jetë i pavarur plotësisht — të mos ketë nevojë për ndihmë të jashtme për mirëmbajtjen e faqes.

6
🔥 Modul i ri · Shumë i rëndësishëm
Editim Videosh me AI

Video profesionale për Reels, TikTok dhe YouTube, pa Premiere dhe pa CapCut

  • Editimi me AI: i shkruan Claude-it çfarë do dhe ai e bën vetë
  • Heqja automatike e pauzave, gabimeve dhe përsëritjeve
  • Titra automatike në shqip, të sinkronizuara fjalë për fjalë
  • Formati vertikal 9:16 për Reels, TikTok dhe YouTube Shorts
  • Hook-u në 3 sekondat e para, tekst në ekran, grafika dhe tranzicione
  • Muzikë, efekte zanore dhe zë i pastër
  • Praktikë: Editojmë nga fillimi në fund një video reale për biznesin tënd

Qëllimi: Studenti të krijojë vetë video profesionale për rrjetet sociale, shpejt dhe pa kosto shtesë.

7
🔥 Modul i ri · Shumë i rëndësishëm
Automatizim Instagrami me AI

Instagrami që sjell klientë edhe kur ti nuk je online

  • Krijimi i përmbajtjes me AI: ide, tekste (caption), hashtag dhe karusele
  • Planifikimi i postimeve dhe Reels-ave për javë të tëra përpara
  • Përgjigje automatike në DM dhe komente (p.sh. "Shkruaj INFO dhe merr ofertën")
  • Nga ndjekës në klientë: lidhja me faqen web, WhatsApp-in dhe formularët
  • Statistikat: çfarë funksionon, kur të postosh dhe si rritet profili
  • Praktikë: Ndërtojmë një sistem automatik Instagrami për një biznes real

Qëllimi: Studenti ta kthejë Instagramin në një burim të vazhdueshëm klientësh, me pak kohë në ditë.

Çfarë do të mësosh

Ky kurs 10 -orësh të çon nga bazat e HTML/CSS deri te publikimi i një faqe web të plotë, duke përdorur Claude Code si agjentin tënd personal të programimit. Nuk ka nevojë për eksperiencë paraprake — vetëm dëshirë për të mësuar dhe kuriozitet ndaj teknologjisë.

Kush mund të regjistrohet

  • Kushdo që ka njohuri bazë të A.I dhe di të përdorë kompjuterin mirë
  • Sipërmarrës që duan faqen e tyre web pa paguar zhvillues
  • Profesionistë që duan të digjitalizojnë biznesin e tyre
  • Studentë kuriozë ndaj teknologjisë dhe inteligjencës artificiale

Çfarë do të krijoni

Në fund të kursit do të keni një faqe web të plotë, të hostuar dhe të optimizuar për Google — si projektet reale të krijuara nga trajneri: pako.al, eimpact.al, utileauto67.fr, albanian-dreams.al dhe shumë të tjera.

Kushti Paraprak

Para se të filloni këtë kurs, duhet të keni njohuri bazë mbi Inteligjencën Artificiale. Nëse nuk i keni, filloni me Trajnimin për Inteligjencën Artificiale të qendrës sonë.

30.000 LEK
Çmimi i plotë i kursit
Sa paguhesh si specialist pas kursit? Studentët tanë nisin projektet e para brenda 60 ditësh.
💳 2 këste pa interes
🎁 Studentët përfitojnë ulje çmimi — na kontaktoni për detaje
🗓 Grupi i ri nis 22/10/2026
⚠️ 5 vende të mbetura
Kohëzgjatja
10 orë trajnim
Lokacioni
Durrës, Shqipëri
Certifikatë
Po, me mbarim të kursit
Regjistrohu Tani WhatsApp
Dëshmi Studentësh

Çfarë thonë studentët tanë

5 (275+ vlerësime Google)

Shume i kenaqur me kursin qe bera. Saidi shume profesional dhe gjithmone gati te ndihmonte per cdo pyetje qe kisha. Shume faleminderit

Edison Kashari
Edison Kashari
4 javë më parë

Impact Education eshte nje qender teper cilesore ne raport me wendra te ngjashme ne qytetin e Durresit. Ne fushen e teknologjise qendra ofron shume programe te pershtatshme me interesat dhe grupmoshat e ndryshme. Ne eksperiencen time kam marre shume profesionalizem, cilesi dhe mjedis shume miqesor! E rekomandoj per femijet tuaj nese ju jeni te interesuar per cilesi dhe programe bashkohore.

Anduana Shahini
Anduana Shahini
3 muaj më parë

Trajnim shum i mire dhe efektiv ne Digital Marketing

Emanuel Hysa
Emanuel Hysa
3 muaj më parë

Pyetje të Shpeshta

Regjistrohu për Kurs Programimi me Inteligjencë Artificiale (AI Agent)

Plotëso formularin dhe do të të kontaktojmë brenda 24 orëve.

Kurse të Tjera

AI
Hena A.I ● Online · Asistente Virtuale
Fol me Koordinatoren (WhatsApp)