Si ta kthesh kohën para ekranit në një mundësi për të mësuar
Si ta kthesh kohën para ekranit në një mundësi për të mësuar? Në epokën dixhitale, ekrani është kthyer në pjesë të pandashme të jetës së përditshme të fëmijëve. Nga televizori te tabletat, telefonat dhe kompjuterët – koha para ekranit po rritet çdo ditë. Shumë prindër shqetësohen për ndikimin e kësaj kohe në zhvillimin e fëmijëve të tyre. Por në vend që ta luftojmë këtë realitet, pse të mos e shndërrojmë ekranin në një aleat të të nxënit dhe zhvillimit?
📱 Ekrani duhet përdorur me zgjuarsi si nje mundesi per te mesuar
Problemi nuk është vetë ekrani, por si dhe për çfarë përdoret ai. Ka dallim të madh mes një fëmije që shikon video pasive për orë të tëra dhe një fëmije që përdor ekranin për të krijuar animacione, zgjidhur probleme ose mësuar të programojë.
Kjo është ajo që quhet përdorimi i shëndetshëm i teknologjisë – kur fëmija është aktiv, mendon, eksploron dhe mëson përmes ekranit.
🎮 Nga konsumator në krijues: transformo rolin e fëmijës
Një nga mënyrat më të mira se si ta kthesh kohën para ekranit në një mundësi për të mësuar, është të transformosh fëmijën nga konsumator i teknologjisë në krijues të saj.
Në vend që të luajë pafund lojëra, pyete:
-
“A do të doje të krijoje një lojë tënden?”
-
“Çfarë do të ndodhte nëse ti ishe dizajneri?”
Kjo e orienton drejt aktiviteteve si:
-
Kodim me Scratch
-
Dizajn grafik
-
Animacione
-
Projekte edukative dixhitale
Të gjitha këto janë forma të ekranit edukativ, që jo vetëm argëtojnë, por edhe mësojnë.
🧠 Çfarë përfiton fëmija nga teknologjia edukative?
Si ta kthesh kohën para ekranit në një mundësi për të mësuar ne menyre te shendetshme duke sjell përfitime konkrete për zhvillimin e fëmijëve:✅ Mendim kritik
✅ Zgjidhje kreative të problemeve
✅ Vetëbesim në aftësitë teknologjike
✅ Punë në grup dhe bashkëpunim
✅ Shprehje e lirë e kreativitetit
Këto aftësi janë të domosdoshme për profesionet e së ardhmes – dhe fëmija yt mund të fillojë t’i zhvillojë që sot.
🎓 Zgjidhni kurse që i motivojnë dhe angazhojnë fëmijët
Në vend që ta ndalosh teknologjinë mendo Si ta kthesh kohën para ekranit në një mundësi për të mësuar . Zgjidh kurse ose platforma që i japin kuptim kohës para ekranit.
Në eImpact, kurset verore janë krijuar pikërisht me këtë qëllim: të shndërrojnë teknologjinë në një mjet edukimi. Fëmijët mësojnë të programojnë, të dizajnojnë, të krijojnë projekte dixhitale – dhe kjo ndodh ndërkohë që ata luajnë, ndërveprojnë dhe zhvillohen.
✅ Këshilla praktike për prindërit:
-
Vendosni kohë të përcaktuar për ekranin, por mos e përdorni si dënim.
-
Zgjidhni përmbajtje edukative dhe diskutoni me fëmijën mbi atë që shikon ose bën.
-
Bashkëpunoni me fëmijën për të zgjedhur projekte dixhitale interesante.
-
Përdorni teknologjinë si mjet bashkëpunimi familjar, jo izolimi.
💡 Përfundim
Fëmijët dhe teknologjia nuk janë armiq – përkundrazi, kur përdoret drejt, teknologjia është një derë e hapur drejt dijes, krijimtarisë dhe të ardhmes. Le të ndihmojmë fëmijët tanë ta përdorin ekranin për të ndërtuar, jo për të humbur kohë.
Regjistro fëmijën tënd në një kurs që i zhvillon aftësitë, jo që i mpin ato.
📍 e-impact – Edukim që nxit krijimtarinë përmes teknologjisë