Trajnime Profesionale Durres

Nr i licenses: LN-4712-09-2022

Cfare duhet te permbaje nje trajnim Digital Marketing?

Cfare duhet te permbaje nje trajnim Digital Marketing?

Tabela e Përmbajtjës

  • 2:56 min

  • 0 comments
  • 03 Jan 2025
  • impact

Cfarë duhet të përmbajë një trajnim Digital Marketing?

Kohët e fundit bizneset po e kuptojnë që marketingu ka një rëndësi shumë të madhe për rritjen e biznesit te tyre. Ata kërkojnë të punësojnë njerëz të aftë në atë pozicion pune. Duke qenë se një Digital Marketer duhet të shtojë fluksin e punës se biznesit atëherë dhe personi i punësuar duhet të ketë njohuri dhe aftësi të mira në këtë fushë. Këto njohuri mund ti marrë dhe nga një trajnim i vetëm në Digital Marketing.

Shpesh dëgjojmë për profesionin Social Media Manager që janë personat të cilët menaxhojnë rrjetet sociale. Ata bëjnë postime të cilat angazhojnë shumë njerëz, japin ide për krijim përmbajtje, etj dhe sjellin një rritje të aktivitetit në rrjete sociale.

Por, rrjetet sociale nuk janë i vetmi kanal marketingu! Cdo biznes duhet të shfrytëzojë të gjitha kanalet e marketingut për të arritur objektivat e synuara!

Kanale të tjera marketingu:

Website është një kanal shumë i rëndësishëm i cili konsiston në prezencën e biznesit në google. Biznesi juaj mund të dalë në faqe të parë nëse SEO bëhet siç duhet dhe realizoni fushata në Google ADS. Ja Cfare duhet te permbaje nje trajnim Digital Marketing?

-Google ads është një ndër fushatat më efektive dhe me koston më të ulët. Normalisht realizohet vetëm nëse keni website dhe duke bërë fushata të tilla mund të tërhiqni klientë nga e gjithë bota për bizneset që synojnë klientët e huaj.

-Seo (Search Engine Optimization) është një element i rëndësishëm për të tërhequr klientë në google dhe ju rankon më lart në renditje. Njerëzit nuk kërkojnë për një produkt vetëm në rrjete sociale por edhe në google dhe nëse nuk je prezent atëherë konkurenti i cili ka website mund të marrë klientin e interesuar.

-E-mail marketing është një kanal i rëndësishëm marketingu i cili të ndihmon të bësh fushata promocionale për një grup njerëzish të cilët kanë shfaqur interes për produktin apo shërbimin tënd. Kjo fushatë realizohet pasi të keni mbledhur një numër të konsiderueshëm e-maile për të pasur feedback pozitiv.

-Youtube gjithmonë mbetet në harresë kur bëhet fjalë për rrjetet sociale, por që ka rëndësinë e tij pasi mund të tërheqësh klientë dhe nga youtube.

Trajnimi në Digital Marketing përmban:

  • Bazat e Marketingut Dixhital: Kuptimi i kanaleve kryesore si SEO, SEM, dhe marketingu në rrjete sociale.
  • Strategjitë e Marketingut: Krijimi dhe menaxhimi i fushatave për rritjen e audiencës dhe angazhimit.
  • Analiza e të Dhënave: Përdorimi i mjeteve analitike për matjen e performancës.
  • Marketingu i Përmbajtjes: Krijimi dhe shpërndarja e përmbajtjes efektive për audiencën.
  • Reklamat e Pagesuara (PPC): Optimizimi i fushatave reklamuese për të arritur rezultatet më të mira.
  • Marketingu në Rrjetet Sociale: Menaxhimi dhe optimizimi i fushatave për rrjetet sociale.

Për tu bërë një marketer i mirë atëherë duhet të zgjedhësh trajnimin e duhur, që përfshin të gjitha kanalet e marketingut. Ne ju sugjerojmë të shikoni temat që trajtohen në trajnimin Digital Marketing në Impact Education nga profesor Said Duleviç.

Trajnimi ka 20 orë dhe pas trajnimit pajiseni me një certificatë të licencuar.

Share this post:

Post tags

Ju lutem plotësoni formën për aplikim

Plotëso formën për të aplikuar si lektor/e