Marketing digital profesioni më i kërkuar 3 vitet e fundit
Marketingu dixhital është një fushë e gjerë që përfshin një shumëllojshmëri të titujve të karrierës, nga menaxherët e mediave sociale, tek planifikuesit e medias, tek blerësit e reklamave dhe shumë më tepër. Ajo që të gjitha këto pozicione kanë të përbashkëta është përdorimi i medias digjitale, qoftë në internet ose në celular, ose për të arritur tek konsumatorët ose për të mbledhur të dhëna për to – ose të dyja.Megjithëse aftësitë teknike dhe aftësitë e butë do të ndryshojnë në varësi të pozicionit, ekziston një shkathtësi thelbësore e vlerësuar nga të gjithë.
Marketingu dixhital, në përgjithësi, kërkon ekspertizë me platforma, strategji dhe dizajn të uebit, edhe pse fusha gjithashtu kërkon aftësitë komunikuese me gojë dhe shkrim të përdorura në marketing tradicional.
Marketingu digjital ka bërë të mundur thyerjen e barrierave gjeografike, etnike, gjinore, gjuhësore, fetare, etj., dhe t’i arrij konsumatorët në çdo kohë, që dikur ishte vetëm një iluzion.
Identifikimi i nevojave
Identifikimi i nevojave, dëshirave dhe i mundësive të klientëve dhe përpjekja për të përmbushur këto pritshmëri, është qëllimi i marketingut. Me ndryshimin e mënyrës së jetesës, me avancimin e teknologjisë në përgjithësi, ka lindur edhe nevoja e hartimit të strategjive të reja të marketingut. Marketingu digjital, i cili po avancon në mënyrë shumë të shpejtë, ka bërë të mundur të reduktohen shpenzimet me rastin e aktiviteteve të marketingut, si dhe të menaxhohet në kohë reale promovimi i produktit apo i shërbimit.
Përmes marketingut digjital, publikimet mund të ruhen dhe arkivohen në baza afatgjatë në kanalet përkatëse, si dhe mund të bëhet hulumtimi i tregut dhe segmentimi i tregut në mënyrë që të promovohen ose të targetohen tregje specifike.
Ndërmjet kanaleve apo platformave të ndryshme, që ofron interneti dhe teknologjia digjitale, mundësohet të ndikohet në preferencat e konsumatorëve përmes reklamave të ndryshme me përmbajtje të caktuar dhe me mundësi monitorimi të rezultateve, duke krijuar kështu audiencën e synuar.Komunikimi i drejtpërdrejtë me klientët, madje në kohë reale, tani është i mundur falë marketingut digjital. Ky komunikim ka edhe ndikim emocional dhe ndikon në krijimin e besimit, pasi shërbimi cilësor ndaj klientit është i arritshëm.
Marketingu është duke ndryshuar vazhdimisht, duke u avancuar kudo në të gjitha nivelet. Kjo mund të shihet duke u mbështetur në teknologjinë e informacionit dhe veprimet agresive të konkurrencës nga të dhënat e mbledhura. Tani vlerat dhe dobësitë eventuale të një kompanie janë më të hapura, më transparente ndaj publikut në përgjithësi. Njerëzit tani përmes rrjeteve sociale flasin, vlerësojnë, kërkojnë apo edhe kritikojnë lidhur me një produkt apo shërbim të caktuar.Dominimi i marketingut digjital ndaj atij tradicional gati se është arritur, dhe brenda dy – tre vjetësh parashikohet që ta tejkalojë atë.
Objektivet
Marketingu është menaxhimi i marrëdhënieve fitimprurëse me klientët. Qëllimi i dyfishtë i marketingut është të tërheqë klientë të rinj, duke u premtuar vlerë superiore dhe të ruajë dhe shtojë klientët ekzistues, duke u dhënë atyre kënaqësi.Marketingu digjital është marketingu i produkteve ose i shërbimeve që përdorin teknologjitë digjitale, kryesisht në internet, por gjithashtu përfshijnë telefonat mobilë, reklamat e ekranit dhe çdo medium tjetër digjital.
Fillet e para marketingu digjital i pati që nga viti 1990 deri 2000, por avancimin më të hovshëm e pati pas kësaj periudhe e deri në ditët e sotme, pasi u arrit avancimi i pajisjeve digjitale në përgjithësi, ku gjithashtu u ndryshua edhe mënyra e komunikimit. Në ditët e sotme konsumatorët kanë ndryshuar zakonet edha sa u përket pajisjeve digjitale, ku në shumicën e kohës janë online në rrjetet sociale apo duke shfrytëzuar makinat e kërkimit për të ardhur te informacionet që ata dëshirojnë.
Marketingu digjital bëhet përmes kanaleve të shumta. Objektivi kryesorë është të gjenden kanale që rezultojnë me komunikim më të mirë të markës dhe me rikthim më të mirë të investimeve
1.Marketingu përmes lehtësuesve
2.Reklamimi përmes shfaqjes
3.Marketingu përmes email-it
4.Marketingu kërkues
5.Mediat sociale
6.Rrjetëzimi social
Përhapja e informacionit zakonisht bëhet nëpër kanale të shumta, të tilla si Google, YouTube, Uebsajti, Facebook, Instagram, Linkedin, Twitter, Snapchat, Pinterest dhe në shumë kanale apo platforma të tjera.
Si motor kërkimi Amazon kryeson dukshëm si dyqani online më i madh në botë. Një studim nga kompania Kenshoo tregon se 72% e konsumatorëve vizitojnë kanalin Amazon para se të vendosin të bëjnë blerje.
Ndryshimin e stilit të jetës dhe avancimin e teknologjisë digjitale ka mundësuar që promovimi I produkteve apo i shërbimeve të bëhet në mënyrë më efikase dhe efektive.
Statistika
Është shumë evidente se trendi i rritjes së prezencës së marketingut digjital është i pakontestueshëm. Avancimi i teknologjisë digjitale dhe prezenca e internetit ka mundësuar dhe ka kontribuar në zhvillim pozitiv të marketingut digjital.Sipas studimit të Global Web Index, nga 7.396 miliardë banorë sa është popullsia e përgjithshme e botës, 3.419 miliardë banorë apo 46% janë përdorues të internetit, të cilët shfrytëzojnë mediat online për informim, ndërsa në Kosovë sipas STIKK, kjo shifër arrin në 75.6%.[14]Sipas studimeve të PWC kompanitë në vitin 2015 në marketing digjital kanë shpenzuar rreth 30% të buxhetit të marketingut, ndërkaq në vitin 2019 pritet që kjo shifër të arrijë 46%.
Këto të dhëna na bëjnë të ditur se Marketing digital profesioni më i kërkuar 3 vitet e fundit do ta dominojë atë tradicional brenda dy- tri vitet ardhshme.
Perfundime
Te marketingu digjital ekziston munësia që të targetohen në mënyrë specifike tregje, grupe të caktuara të konsumatorëve. Targetimi i marketingut digjital ka një tendencë të bëhet kryesisht përmes rrjeteve sociale e sidomos përmes Facebook-ut.
Targeti apo klasifikimi mund të bëhet në mënyrë specifike duke përcaktuar kriterin e shtrirjes gjeografike (vendbanimit të konsumatorit), gjininë, moshën, statusin social-kulturor etj.,si dhe duke përcaktuar periudhën e caktuar kohore.
Target-i i klientëve duhet të bëhet në atë mënyrë që ne në njëfarë mënyre të flasim me gjuhën e tyre dhe ata ta ndjejnë vetën të vlerësuar dhe të bëhen avokat të publikimit apo miku më i mirë. Nëse audienca nuk do jetë e kënaqur me produktin, shërbimin apo idenë e plasuar, atëherë ajo mund të jetë armiku juaj më i madh. Prandaj Marketing digital profesioni më i kërkuar 3 vitet e fundit ka rritur shume numrin e studenteve te regjistruar ne kete trajnim.
Shiko Ketu permbajtjen e trajnimit Digital Marketing
Shiko ketu pershtypjet mbi qendren tone
