Shkolla Verore 2025 për Fëmijë | Impact Education Durrës
Impact Education Durrës hap dyert për një tjetër edicion të shumëpritur të Programit Veror për Fëmijë , duke ofruar një mundësi të jashtëzakonshme për fëmijët e moshës 10–15 vjeç që duan të zhvillojnë aftësitë e tyre në teknologji, dizajn dhe AI!
Çfarë ofron Shkolla Verore 2025?
Shkolla Verore 2025, nje vend ku femijet mesojne duke u argetuar.📅 Data e nisjes: 18 Qershor 2025
⏳ Kohëzgjatja: 7 javë (21 orë në total)
💶 Tarifa: Vetëm 100€
Programi është konceptuar për të qenë interaktiv, edukues dhe argëtues, duke kombinuar teorinë me praktikën përmes platformave që fëmijët i ndjekin me dëshirë.
Dy Grupe, 2 zgjedhje të ndryshme
Akademia Verore 2025 për Dizajn & App Inventor
1. Dizajn & Inteligjencë Artificiale (A.I)
Ky grup fokusohet në zhvillimin e kreativitetit përmes dizajnit grafik dhe ndërveprimit me teknologjitë më të reja të inteligjencës artificiale. Nxënësit do të mësojnë si të përdorin mjete dixjitale moderne për të krijuar projekte vizuale dhe për të kuptuar bazat e A.I-së.
2. Aplikacione Mobile & A.I me App Inventor
Në këtë grup, fëmijët do të mësojnë të krijojnë aplikacione për telefonat mobile duke përdorur platformën App Inventor – një mjet edukativ nga MIT që u lejon fillestarëve të zhvillojnë aplikacione në mënyrë vizuale dhe të thjeshtë. Gjithashtu, do të zbulojnë si të integrojnë funksionalitete të thjeshta të inteligjencës artificiale në projektet e tyre.
Pse të zgjedhësh Impact Education?
-
✅ Mësimdhënie cilësore me lektorë me përvojë
-
✅ Mjedis i sigurt dhe inkurajues për të rinjtë
-
✅ Qasje praktike ndaj teknologjisë
-
✅ Zhvillim i aftësive që kërkohen në tregun e së ardhmes
Akademia Verore 2025 për Dizajn & App Inventor
👨🏫 Lektor: Msc. Said Duleviç
📞 Për më shumë informacion dhe regjistrime: 069 34 323 34
🌐 Website: www.eimpact.al
Regjistrohu tani!
Mos humbisni këtë mundësi për t’i dhënë fëmijës suaj një verë me vlerë, dije dhe argëtim! Në Impact Education, ne nuk mësojmë thjesht teknologjinë – ne mësojmë si të krijosh me të!